Zyrtari i OKB-së i kërkon Evropës ta ndihmojë Greqinë në menaxhimin e krizës së refugjatëve

2019-11-29 19:54:04 CRI Komenti juaj Printoni

Evropa duhet të mbajë përgjegjësi dhe të ndihmojë në lehtësimin e vuajtjeve të mijëra refugjatëve dhe emigrantëve që jetojnë në Greqi, tha të enjten një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara për refugjatët.

"Evropa ka siguruar mbështetje financiare, por nevojitet më shumë. Mbështetja duhet të vazhdojë, por ndoshta duhet të jetë më konkrete," u tha Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) Filippo Grandi gazetarëve në Athinë.

"Evropa duhet të ketë një sistem të ri, i cili të bazohet më shumë në ndarjen e përgjegjësive," theksoi ai.

Greqia po përballet me një krizë të re refugjatësh, pasi ka pasur një rritje dramatike të azilkërkuesve sivjet, duke i mbipopulluar qendrat e pritjes në ishujt e detit Egje.

Deri më tani sivjet, më shumë se 60 000 veta kanë mbërritur në Greqi nëpërmjet tokës dhe detit, sipas raportit të fundit të UNHCR-së.

Zyrtari i OKB-së i kërkoi Athinës të përmirësojë kushtet e jetesës në kampet e refugjatëve, të lehtësojë mbipopullimin duke i zhvendosur refugjatët nga ishujt në pjesën kontinentale, të sigurojë një proces të drejtë azili dhe të mbrojë fëmijët e pashoqëruar.

Mrekulli
Lajmet Kryesore