Shqiptarët në Kinës solidarizohen me të prekurit nga tërmeti

2019-11-28 16:12:29 CRI Komenti juaj Printoni

Kreshnik Hoxha, psikolog thotë se shqiptarët në këtë ditë duhet të gjejnë forcë dhe ta përballojnë të bashkuar këtë situatë.

"Ndodhem në Pekin dhe në këto momente të veshtira për popullin shqiptar, në këtë datë të shënuar të përvjetorit të ngritjes së flamurit dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjarët e viktimave të tërmeteve dhe banorëve që sot edhe pse te tronditur qëndrojnë fort të bashkuar. Si në çdo vend të botës shqiptaret në Kinë janë solidarizuar duke ofruar ndihmë monetare ndaj të prekurve , ne nuk jemi vetëm, e gjithe bota ka drejtuar sytë në Shqipëri. Le të ruajmë paqen dhe shpresën në zemrat tona."

Ndërsa Nertila Sinameta , vajza shqiptare e rritur në Itali jeton tashmë në Pekin. Me këtë rast, ajo shkroi një poemë për të shprehur ndjenjet e saj për atdheun, Shqipërinë.

"Dita e flamurit, nëna Shqipëri po na thërret

Toka u drodh më shumë se njëherë

Në Pekin bijtë e saj qajnë me lot, qajnë tokën e nënës së ajo po vajton.

Ngjyra e kuqe dhe e zezë sot janë ngjyrat që duhet të na japin shpresë.

Jemi bijtë të shqipes që kurrë nuk përkulen, forca nënë Shqipëri,

toka e nënës dhe babës, toka e kujtimeve dhe e rrënojave të mija,

mos vajto nënë Shqipëri së bijtë e tu do të jenë aty pranë teje,

së dashurija nuk ka kufij, me lot Pekini po të vështron."

Nertila tha se me shpresë në zemër, jemi afër të gjithëve, urojmë që gjithçka të rregullohet sa më shpejt. Dashuria për tokën e nënës nuk ka kufi, urojmë që të gjithë njerëzit t'i kthehen sa më shpejt normalitetit.


1 2 3
Mrekulli
Lajmet Kryesore