Video - Tërmeti në Shqipëri, kompanitë kineze ndihma për të prekurit

2019-11-28 12:07:49 CRI Komenti juaj Printoni

Më 26 nëntor, Shqipëria u godit nga një tërmet me magnitudë 6.4 ballë dhe deri tani kanë humbur jetën 32 vetë dhe lënduar mbi 700 të tjerë. Me këtë dhimbje u bashkuan edhe kompanitë kineze në Shqipëri përmes ofrimit të ndihmave.

Deri tani, "Bankers" i investuar nga kompania kineze "Geo-Jade" ka ofruar dyshekë, batanije, ushqime dhe pije. Gjithashtu, punonjësit e kësaj kompanie kanë ofruar dhe donacione monetare në ndihmë të të prekurve. Në shtatorin e vitit 2016, kompania kineze "Geo-Jade" bleu 100 % të aksioneve të kompanisë "Bankers" .

Kompania kineze "Huawei", që hyri në tregun shqiptar në vitin 2007, ofroi ndihma si ushqime, pije etj., duke u solidarizuar me të prekurit nga tërmeti.

Mrekulli
Lajmet Kryesore