Shangai, shkencëtarët mblidhen për radioteleskopin më të madh në botë

2019-11-28 10:06:02 CRI Komenti juaj Printoni

Shkencëtarët, inxhinierët dhe zyrtarët nga vende të ndryshme janë mbledhur në Shangai për të planifikuar fazën e ardhshme të ndërtimit të radioteleskopit më të madh në botë.

Radioteleskopi është një aparat matës që përdoret në radioastronomi, me ndihmën e të cilit mund të vëzhgohen trupa qiellorë, që rrezatojnë valë elektromagnetike në zonën spektrale të radiovalëve.

Mbi 250 pjesëmarrës po ofrojnë kontributin dhe përvojat e tyre për projektin.

Philip Diamond është drejtori i përgjithshëm i Organizatës "Square Kilometer Array".

"Shpresoj se do të ketë teknologji që do ta suportojë këtë fazë. Qëllimi im kryesor është të zbulojmë se çfarë ndodh atje në hapësirë, por nëse nga kjo do të rezultojë diçka e mirë në dobi të shoqërisë, aq më mirë".

Array do të kombinojë sinjalet e marra përmes mijëra antenave të vogla në Australi dhe Afrikën e Jugut, duke simuluar një teleskop të vetëm gjigant me një sipërfaqe grumbullimi prej një kilometër katror.

Projekti ka tërhequr shkencëtarë dhe inxhinierë nga rreth 20 vende.

Puna ndërtimore do të nisë në fillim të vitit 2021, ndërsa i gjithë projekti do të përfundojë rreth vitit 2028. (Vera/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore