Shefja e re e Komisionit Europian premton agjendë ambicioze

2019-11-28 09:44:35 CRI Komenti juaj Printoni

Presidentja e re e Komisionit Europian tha se agjenda e BE-së do të përqendrohet në çështjen e luftimit të ndryshimit të klimës.

Ursula von der Leyen u zotua se do të punojë për një Marrëveshje të Gjelbër Europiane në mënyrë që BE-ja të vazhdojë të jetë një udhëheqëse globale për çështjen e ndryshimit të klimës.

Ajo gjithashtu tha se do të vijë me një plan gjithëpërfshirës brenda 100 ditëve të para të mandatit të saj.

"E dimë të gjithë që është koha të veprojmë me klimën, është një nga fushat më të rëndësishme dhe gjithashtu një nga të paktat ku Bashkimi Europian është plotësisht.. pararendës".

Komisioni Europian është një krah i fuqishëm ekzekutiv i Bashkimit Europian.

Ai propozon ligje dhe siguron që ato të zbatohen në të gjithë bllokun.

Von der Leyen do të marrë detyrën në 1 dhjetor.

Në të njëjtën ditë, Charles Michel do të marrë detyrën e Presidentit të Këshillit Europian, pozicion i mbajtur nga Donald Tusk. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore