Rama: Hyri Dita e Flamurit Kuqezi në errësirën që na rrethon përkohësisht, përpara daljes së diellit

2019-11-28 09:40:31 CRI Komenti juaj Printoni

"Hyri Dita e Flamurit Kuqezi në errësirën që na rrethon përkohësisht, përpara daljes së diellit", shprehet Kryeministri Edi Rama, në kuadër të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

"Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudoqofshin pa asnjë dallim", shprehet Rama.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave e thirrur gjatë situatës emergjente të krijuar nga tërmetet në vend, kryeministri Rama bëri të ditur se "dy ditët e rëndësishme të kalendarit të vendit tonë, 28 dhe 29 Nëntori nuk mund të jenë ditë me përmbajtje festive, por me të gjithë solemnitetin e nevojshëm dhe domosdoshmërinë për të mos e shkëputur asnjë sekondë vëmendjen nga situata akute aktuale. Prandaj, unë besoj se meritojnë të shihen dhe të përjetohen si dy ditë solidariteti kombëtar, ku respekti për të shkuarën që ato mishërojnë të njehsohet me kontributin e gjithkujt që ka në zemër nevojën për të kontribuar në funksion të lehtësimit, kurimit dhe shërimit të plagëve të mëdha që ka hapur kjo tragjedi". (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore