Kinë-EQL, diskutohet bashkëpunimi në fushën e teknologjisë financiare

2019-11-28 16:58:11 CRI Komenti juaj Printoni

Përfaqësuesit nga Kina dhe Evropa Qendrore dhe Lindore kanë zhvilluar diskutime të thella për nxitjen e rritjes ekonomike me anë të bashkëpunimit në teknologjinë financiare.

Diskutimet u mbajtën në një forum të nivelit të lartë për teknologjinë financiare në Lituani, ku morën pjesë 80 përfaqësues nga ministritë e financave, bankat qendrore dhe bizneset e teknologjisë financiare.

Forumi u përqendrua në krijimin e mundësive për të promovuar bashkëpunimin midis Kinës dhe Evropës Qendrore e Lindore në këtë sektor.

Pjesëmarrësit diskutuan po ashtu për trajtimin e sfidave dhe rreziqeve, në fusha si siguria kibernetike, mbrojtja e konsumatorit dhe mbrojtja e të dhënave.

Në këtë forum u njoftua gjithashtu themelimi i Qendrës së Bashkërendimit të Teknologjisë Financiare Kinë-Vendet e EQL-së. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore