BE, përshkallëzohet dhuna mes bandave të drogës

2019-11-27 11:29:12 CRI Komenti juaj Printoni

Agjencia e Bashkimit Europian që vëzhgon përdorimin e paligjshëm të drogës deklaroi se ka zbuluar një prirje të përshkallëzimit të dhunës ndërmjet bandave.

Siç mësohet, zhvillimi i drogave të reja sintetike dhe ndryshimi i itinerareve tradicionale të ofrimit të drogës në Europë po çojnë më shumë banda në konflikt.

Në vitin 2017, tregu më i madh i paligjshëm i drogës në Europë ishte për kanabisin me një vlerë 11 miliardë euro, duke u ndjekur nga kokaina me 9 miliardë euro.

Sipas njoftimeve, droga e paligjshme është "tregu më i vlefshëm" për organizatat kriminale në BE.

(Zhang Yan/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore