Ekipet e shpëtimit punojnë natën pas tërmetit në Shqipëri

2019-11-27 10:46:40 CRI Komenti juaj Printoni

Misioni i kërkim-shpëtimit për të mbijetuarit e tërmetit që goditit Shqipërinë më 26 nëntor ka vijuar edhe gjatë natës së të martës ndërsa ekipet e shpëtimit përdorin ekskavatorët për të gërmuar nëpër rrënojat e blloqeve të banesave të shembura.

Tërmeti, i cili tronditit Durrësin dhe Tiranën në kohën kur shumica e banorëve po flinin, u mori jetën të paktën 18 vetëve dhe lëndoi mbi 600 të tjerë. Nuk dihet ende një numër i saktë për ata që ndodhet nën rrënoja.

Vendet fqinje dhe ato të Bashkimit Europian kanë dërguar ekipe kërkim-shpëtimi për trajtimin e gjendjes.

Sipas Sondazhit Gjeologjik të ShBA-së, epiqendra ishte vetëm 30 kilometra në veri-perëndim të kryeqytetit në një thellësi prej 20 kilometrash.

Tërmeti është pasuar me lëkundje të tjera që përfshijnë tre madhësi paraprake midis 5.1 dhe 5.4.

Sipas ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka "ky ishte tërmeti më i fortë që ka përjetuar Shqipëria që prej vitit 1979". (Vera/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore