CIIE, ekspozitë në Nju Jork për tërheqjen e bizneseve vendore

2019-11-27 10:39:42 CRI Komenti juaj Printoni

Përgatitjet për Ekspozitën e 3-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës nisën vetëm 2 javë pas përfundimit të edicionit të 2-të.

Organizatorët e CIIE-së kanë nisur një ekspozitë në Nju Jork për të tërhequr më shumë biznese lokale.

Zv.drejtori i Zyrës së Organizimit të CIIE-së tha se mbi 190 ndërmarrje amerikane janë entuziaste për CIIE 2019, me ekspozimin e produkteve të tyre në një zonë me sipërfaqe 46 mijë metra katrorë, sipërfaqja më e madhe ndër të gjithë pjesëmarrësit.

Deri tani, mbi 40 ekspozues amerikanë që morën pjesë në edicionin e 2-të janë regjistruar për edicionin e ardhshëm. (Jiang Lei/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore