Ekipet e ekspertëve të Emergjencave Civile nga Greqia dhe Italia nisen drejt Thumanës

2019-11-27 09:29:08 CRI Komenti juaj Printoni

Në Rinas kanë mbërritur edhe ekipet e ekspertëve të Emergjencave Civile nga Greqia dhe Italia.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se në Rinas ka mbërritur ekipi i ekspertëve të Emergjencave Civile greke.

Gjithashtu, në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit ka mbërritur edhe ekipi i specialistëve nga Mbrojtja Civile italiane.

Ata u drejtuan drejt Durrësit e Thumanës, dy prej zonave më të prekura nga tërmeti i djeshëm që goditi Shqipërinë, duke shkaktuar 21 viktima dhe mbi 600 të plagosur.

Në terren po vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërkohë që deri tani janë shpëtuar mbi 42 persona nga rrënojat e godinave të shembura.(ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore