Kinë, qeveria qendrore rithekson mbështetjen për Carrie Lam

2019-11-26 10:45:49 CRI Komenti juaj Printoni

Foto arkiv, Carrie Lam

Pas shpalljes së rezultatit zgjedhor në Hong-Kong, autoritetet e pjesës kontinentale të Kinës theksuan vendosmërinë për mbrojtjen e sovranitetit kombëtar si dhe për të ndaluar dhunën në Hong-Kong.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës ritheksoi mbështetjen e Pekinit për kryeekzekutiven Carrie Lam në udhëheqjen e qeverisë së Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut.

Në një deklaratë të mëhershme, znj. Lam tha se qeveria respekton rezultatin e zgjedhjeve dhe shpreson që "situata paqësore, e sigurt dhe e rregullt të vijojë."

Ajo gjithashtu tha se qeveria e Hong-Kongut "do t'i dëgjojë me vëmendje opinionet e publikut." (Fang Xiaoyu/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore