Kinë, rrjeti i hekurudhës së shpejtë do të arrijë në 35 mijë km

2019-11-25 10:35:58 CRI Komenti juaj Printoni

Rrjeti hekurudhor i Kinës me shpejtësi të lartë, rrjeti më i gjatë në botë, do të arrijë në 35 mijë kilometra deri në fund të vitit, ndërsa gjatësia e të gjitha linjave hekurudhore të Kinës do të arrijë mbi 139 mijë kilometra.

Sipas vlerësimit, hekurudha kineze ka realizuar 3.6 miliardë udhëtime pasagjerësh këtë vit, një rritje rekord 92% në krahasim me atë të vitit 2012.

Trenat e shpejtë pritet të realizojnë 2.3 miliardë udhëtime pasagjerësh, një rritje mbi 3-fish në krahasim me vitin 2012. (Xu Guang/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore