Xi: Prioriteti i Hong-Kongut është përfundimi i dhunës dhe rivendosja e rendit

2019-11-15 10:38:44 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping u shpreh se detyra e tanishme më e rëndësishme e Hong-Kongut është përfundimi i dhunës e kaosit dhe rivendosja e rendit shoqëror.

Ai i tha këto gjatë pjesëmarrjes në Samitin e 11-të të BRICS-it në Brazil.

Kreu i shtetit i Kinës Xi Jinping u shpreh se aktivistë të dhunshëm radikalë në Hong-Kong kanë shkelur brutalisht sundimin e ligjit dhe rendin shoqëror, kanë sabotuar rëndë lulëzimin dhe zhvillimin e rajonit të Hong-Kongut, duke sfiduar vijën fundore të politikës "Një vend, dy sisteme".

Përveç vënies së theksit te rivendosja e rendit, presidenti Xi u shpreh se qeveria qendrore e përkrah me vendosmëri kryekzekutiven e Rajonit të Posaçëm Administrativ të qeverisë sipas ligjit.

Presidenti Xi shtoi se qeveria kineze i përmbahet me vendosmëri mbrojtjes së sovranitetit, sigurisë, interesave të zhvillimit dhe zbatimit të politikës "Një vend, dy sisteme", duke kundërshtuar ndërhyrjet e jashtme në çështjen e Hong-Kongut. (Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore