Tiranë, ambasadori kinez merr pjesë në Panairin e 22-të të Librit

2019-11-15 10:31:26 CRI Komenti juaj Printoni

Edicioni i 22-të i Panairit të Librit hapi siparin më 13 nëntor në Pallatin e Kongreseve. Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding, ministrja shqiptare e Kulturës Elva Margariti, kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë Petrit Ymeri, kryetari i Shoqatës Kulturore Alb-China Iljaz Spahiu etj.

Ambasadori Zhou tha se Shqipëria është një vend që i do librat dhe leximin. Ai shtoi se librat mund të kapërcejnë kufijtë e kohës dhe të hapësirës dhe mund të krijojnë urën për njohjen e vendeve, kombeve dhe qytetërimeve të ndryshme. Në këtë panair të madh marrin pjesë shumë veta dhe ai ka një rëndësi të veçantë.

Disa javë më parë u hap në Tiranë ekspozita "Autorë shqiptarë për Kinën, autorë kinezë për Shqipërinë", me rastin e 70-vjetorit të themelimit të marrëdhënieve diplomatike midis Kinës e Shqipërisë.

Në këtë ekspozitë u prezantuan mbi 400 vepra të përkthyera në gjuhët respektive, mes të cilave veprat e shkrimtarit shqiptar Dritëro Agolli të përkthyera në gjuhën kineze dhe ato të shkrimtarit kinez, fituesit të çmimit Nobel në Letërsi, Mo Yan, të përkthyera në gjuhën shqipe.

Kjo ekspozitë tregon rezultatet e arritura të të dy vendeve në fushat e letërsisë, të përkthimit, të botimit etj. Ambasada e Kinës në Shqipëri dëshiron që në bashkëpunim me Ministrinë shqiptare të Kulturës dhe Shoqatën e Botuesve të Shqipërisë të ngushtojnë bashkëpunimin në përkthimin dhe botimin e më shumë librave për të pasuruar jetën e shpirtin e popujve të dy vendeve dhe për të ngritur nivelin e bashkëpunimit kulturor midis Kinës e Shqipërisë.

Libra kineze në gjuhën shqipe i gjeni në disa pavijone ekspozuese të Panairit të Librit "Tirana 2019". (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore