BB mbështetje Shqipërisë për barazinë gjinore

2019-11-15 10:18:24 CRI Komenti juaj Printoni

Shqipëria do të përmirësojë më tej barazinë gjinore duke rritur mundësitë ekonomike për gratë, me mbështetjen e një huaje prej 10 milionë USD aprovuar sot nga Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore.

Ky financim do të mbështesë përpjekjet e qeverisë për përmirësimin e barazisë gjinore përmes njohjes së bashkëpronësisë së gruas në pasuritë e paluajtshme, krijimit të mundësive për to në aktivitete që gjenerojnë të ardhura, si dhe forcimit të politikave mbi barazinë gjinore.

"Qeveria e Shqipërisë ka shënuar arritje të rëndësishme për të zvogëluar hendekun gjinor në fushat sociale dhe ekonomike. Shqipëria ka arritur barazi pothuaj të plotë gjinore në arsim dhe shëndetësi. Shkalla e përfaqësimit politik dhe vendimmarrës i grave është mbresëlënës në nivelin e lartë qeverisës dhe atë të shërbimit civil", tha Anila Denaj, ministre e Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore