Kina heq kufizimet për importet e shpendëve nga ShBA-ja

2019-11-15 10:02:29 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas një deklarate zyrtare, Kina ka hequr kufizimet për importin e produkteve të shpendëve nga Shtetet e Bashkuara.

Kina ndaloi importet e shpendëve nga ShBA-ja pas shpërthimit të gripit të shpendëve në disa pjesë të Shteve të Bashkuara në vitet 2013 dhe 2014.

Por, asnjë rast i ri nuk është raportuar në ShBA prej vitit 2017, pas marrjes së masave parandaluese dhe kontrolluese.

Vitin e kaluar, Kina dhe ShBA-ja zhvilluan konsultime për këtë çështje.

Pas një vlerësimi gjithëpërfshirës, Kina arriti në përfundimin se epidemia e gripit të shpendëve në ShBA është kontrolluar.

Pas heqjes së kufizimeve, zyrtarët thanë se do të shtohet importi i pulave në Kinë për të përmbushur kërkesën e tregut.(Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore