BE, komisioni ekzekutiv mund të dalë me vonesë për shkak të Brexit-it

2019-11-15 09:35:22 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësja për presidenten e zgjedhur të Komisionit Europian deklaroi se Britania dështoi që të emëronte në kohë një përfaqësues për trupin ekzekutiv të BE-së.

Sipas rregullave të Bllokut, të gjitha vendet anëtare duhet të caktojnë një komisioner, kështu që veprimtaria e palës britanike mund të rrezikojë realizimin e dëshirës së vendeve të tjera që komisioni i ri ekzekutiv të hyjë në fuqi më 1 dhjetor.

"Dje në mbrëmje, mora një letër nga autoritetet britanike, sipas të cilës, Mbretëria e Bashkuar nuk do të paraqesë një kandidat për postin e komisionerit. Megjithatë, pala britanike shprehu dëshirën për të bashkëpunuar me Komisionin për të garantuar formimin e një komisioni sa më shpejt të jetë e mundur", tha zëdhënësja Dina Spinant.

Sipas saj, në Komision po diskutohen alternativat për të zgjidhur "gjendjen e jashtëzakonshme".

Britania parashikohet të largohet nga BE-ja para fundit të janarit. Por, para kësaj date, ajo do të mbetet si një anëtare me të dreja të plota në Bllok. (Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore