Brazil, Xi takohet me homologun afrikanojugor Ramaphosa

2019-11-15 10:48:54 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua të enjten në Brazil me homologun e tij të Afrikës së Jugut Matamela Cyril Ramaphosa.

Xi vuri në dukje se si vende në zhvillim dhe tregje të reja, Kina dhe Afrika e Jugut përballen me detyrat e zhvillimit ekonomik dhe të përmirësimit të jetesës së popullit dhe ngulin këmbë në mbrojtjen e multilateralizmit, kundërshtimin e unilateralizmit e mujshimit. Pala kineze është e gatshme të bashkëpunojë ngusht me Afrikën e Jugut dhe të mbrojë me vendosmërinë partneritetin e gjithanshëm strategjik midis Kinës dhe Afrikës së Jugut.

Ramaphosa shprehu urime për 70-vjetorin e shpalljes së Republikës Popullore të Kinës. Ai tha se Afrika e Jugut vlerëson lart sukseset e mëdha të arritura nga populli kinez, nën udhëheqjen e PKK-së dhe e përkrah me vendosmërinë fuqizimin e Kinës. Ai tha se vendi i tij shpreson të shtojë bashkëpunimin me Kinën në ekonomi e tregti, ndërtimin e infrastrukturës dhe në inteligjencën artificiale. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore