Xi, i pranishën në dialogun me Këshillin e Biznesit dhe Bankën e Re të Zhvillimit në Brazil

2019-11-15 10:28:14 CRI Komenti juaj Printoni

Të enjten sipas kohës lokale, udhëheqësit e BRICS-it zhvilluan një dialog me Këshillin e Biznesit të BRICS-it dhe Bankën e Re të Zhvillimit në Brazil. Në këtë takim ishin të pranishëm presidenti kinez Xi Jinping, homologu i tij brazilian Bossonaro, ai rus Vladmir Putin, kryeministri indian Narenda Modi dhe presidenti afrikanojugor Matamela Cyril Ramaphosa.

Liderët e pesë vendeve dëgjuan raportet e punës së përfaqësuesve të të dy institucioneve, pranuan raportin vjetor të punës nga përfaqësuesit e Këshillit të Biznesit dhe mbajtën përkatësisht fjalime.

Në fjalën e tij, presidenti Xi pohoi plotësisht punën e Këshillit të Biznesit dhe të Bankës së Re të Zhvillimit. Ai shprehu shpresën që dy institucionet do të vijojnë të mbajnë frymën pioniere të sipërmarrjes dhe të bëjnë përpjekje të shumta për të dhënë kontribut më të madh për zhvillimin ekonomiko-shoqëror të vendeve të BRICS-it, të vendeve me tregje të reja dhe të atyre në zhvillim.

Mrekulli
Lajmet Kryesore