Brazil, znj. Peng viziton rezidencën presidenciale

2019-11-14 11:13:59 CRI Komenti juaj Printoni

Bashkëshortja e presidentit brazilian, znj. Michelle Bolsonaro, ftoi zonjën e parë kineze Peng Liyuan dhe atë të Afrikës së Jugut Tshepo Motsepe për një vizitë në rezidencën presidenciale Palácio da Alvorada. Ato shijuan një koncert të interpretuar nga studentët dhe folën me artistë të rinj.

Në këtë veprimtari, znj. Peng tha se me rastin e 45-vjetorit të krijimit të marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Brazilit, një sërë aktivitetesh kulturore kremtuese janë mirëpritur nga banorët e dy vendeve. Ajo shprehu shpresën se dy vendet do të zgjerojnë pandërprerë shkëmbimet kulturore, duke afruar më tej zemrat e popujve për vazhdimësinë e miqësisë Kinë-Brazil.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore