Kinë-Francë, marrëdhëniet do të ngrihen në një nivel të ri

2019-11-14 10:38:31 CRI Komenti juaj Printoni

Pala kineze shpreh gatishmërinë për nxitjen e marrëdhënieve me Francën dhe Europën në një nivel të ri.

Zv.presidenti kinez Wang Qishan e tha këtë gjatë takimit të tij me presidentin francez Emmanuel Macron në Paris. Wang nënvizoi se Kina dhe Franca janë të vendosura për të thelluar besimin politik reciprok, për të promovuar bashkëpunimin dhe për të përballuar sfidat globale.

Ndërsa, Macron tha se Franca do të vijojë të forcojë bashkëpunimin me Kinën në fusha të ndryshme si investime, tregti, ekonomi dhe ndryshimet e klimës.

Ai shtoi se vendi i tij është i gatshëm të bashkëpunojë me Kinën për të mbështetur multilateralizmin dhe të japë kontribut për ndërtimin e një rendi më të ekuilibruar ndërkombëtar. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore