Policia e Hong-Kongut dyshon se kampusi është përdorur si "uzinë armësh" nga protestuesit

2019-11-14 20:19:02 CRI Komenti juaj Printoni

Policia e Hong-Kongut thotë se ka dyshime që kampusi i Universitetit Kinez të Hong-Kongut është përdorur nga protestuesit si një "uzinë armësh".

Kryeinspektori Tse Chun-chung i bëri këto komente të mërkurën.

"Ajo që ndodhi në Universitetin Kinez të Hong-Kongut është një ogur i keq për Hong-Kongun. Ky universitet duhej të ishte djepi i udhëheqësve të ardhshëm, por është bërë një fushë beteje për kriminelët dhe protestuesit. Ç'është më e keqja, ne kemi dyshime të forta se shkolla është përdorur si një fabrikë armë, sepse disa qindra bomba 'Molotov' u hodhën në kampus në një ditë të vetme."

Në fillim të javës, protestuesit e maskuar filluar të krijonin trazira në kampus.

Ata hidhnin objekte nga një urë mbi autostradën "Tolo", duke përbërë kërcënim për sigurinë e përdoruesve të rrugës.

Protestuesit goditën në mënyrë të përsëritur policët dhe e përshkallëzuan dhunën duke hedhur bomba "Molotov", tulla dhe sende të forta.

Inspektori i Lartë i Operacioneve Wong Wai-Shun thotë se protestuesit madje qëlluan me shigjeta mbi policinë.

Tse u shpreh se përdorimi i forcës policore ishte në përgjigje të dhunës së protestuesve dhe bëri të ditur se drejtuesit e policisë kanë mbajtur komunikim të ngushtë me përfaqësuesit e shkollave, të cilët kanë premtuar se do t'i bindin protestuesit të tërhiqen.

Megjithatë, protestuesit i kanë shkelur vazhdimisht marrëveshjet.

Mrekulli
Lajmet Kryesore