Në 10 muajt e parë ekonomia kineze ka treguar qëndrueshmëri

2019-11-14 19:23:52 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës të enjten, në dhjetë muajt e parë të këtij viti funksionimi i ekonomisë kineze dhe rregullimi strukturor i saj kanë vijuar në mënyrë të qëndrueshme. Objektivi i rritjes së punësimit sivjet është realizuar para kohe.

Në një konferencë shtypi, zëdhënësja e Zyrës Kombëtare të Statistikave Liu Aihua tha se në dhjetëmujorin e parë të këtij viti sektori kinez i shërbimeve u rrit në mënyrë të qëndrueshme, industria kineze vazhdoi rritjen dhe produktet e sektorëve të rinj u shtuan shumë shpejt. Gjithashtu, shitja me pakicë dhe konsumi i shërbimeve nëpërmjet internetit u forcuan shumë dhe investimet në sektorët e teknologjisë së lartë e sektorët shoqërorë vazhduan të rriten relativisht shpejt. Liu Aihua u shpreh:

"Për sa u përket katër elementeve më të zakonshme makroekonomike: shitjes, punësimit, çmimit të mallrave dhe bilancit të pagesave, është ruajtur në përgjithësi prirja e zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë kineze. Treguesit kryesorë të ekonomisë kineze ndodhen brenda një sfere të përshtatshme."

Duhet përmendur që, në periudhën janar-tetor, u shtuan 11.93 milionë vende të reja pune, duke u realizuar para kohe objektivi i mbarë vitit mbi shtimin e vendeve të reja të punës. Për prirjen e ardhshme të ekonomisë kineze, Liu Aihua tha se po vazhdon të çlirohet potenciali i konsumit i Kinës dhe të forcohet aftësia e rritjes së nivelit industrial:

"Pas zhvillimit afatgjatë, kemi hedhur një bazë të fortë, kemi përmirësuar infrastrukturën, kemi plotësuar gradualisht sistemin industrial, kemi përgatitur burime njerëzore të pasura e talente të nivelit të lartë, si edhe kemi formuar një treg të madh. Në këto drejtime, nga aspekti afatgjatë ekonomia kineze ka një forcë të madhe kundër rrezikut, potencial gjigant e gjallëri të mjaftueshme. Për sa i përket aspektit afatshkurtër, ekonomisë i nevojitet më shumë mbështetje për të ruajtur funksionimin e qëndrueshëm në të ardhmen."

Mrekulli
Lajmet Kryesore