Xi Jinping: Zhvillimi i Kinës është mundësia e botës

2019-11-14 14:49:22 CRI Komenti juaj Printoni

Të mërkurën sipas orës lokale, u zhvillua në Brazilia të Brazilit ceremonia e mbylljes së Forumit Industrialo-Tregtar të BRICS-it ku morën pjesë presidenti kinez Xi Jinping, homologu i tij brazilian Jair Bolsonaro, ai rus Vladimir Putin, kryeministri indian Narendra Modi dhe presidenti i Afrikës së Jugut Matamela Cyril Ramaphosa.

Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e mbylljes, Xi Jinping vuri në dukje se kohët e fundit, në botë kanë ndodhur shumë ndryshime të reja plot me mundësi e sfida. Raundi i fundit i reformës teknologjike ka hapur hapësirën e re për zhvillimin ekonomik e shoqëror. Në të njëjtën kohë, janë ngritur proteksionizmi dhe hegjemonizmi që kanë ushtruar presion të madh mbi ekonominë botërore. Ai shprehu shpresën se qarqet industrialo-tregtare mund të marrin pjesë aktivisht në bashkëpunimin ekonomik të BRICS-it.

Xi Jinping u shpreh se marrëdhëniet e partneritetit të revolucionit industrial të tipit të ri janë mundësia e re në bashkëpunimin ekonomik të BRICS-it. Ndërmarrjet e 5 vendeve duhet të bëjnë përpjekje për të pasur më shumë rezultate në fushën e risisë, të ekonomisë digjitale, të ekonomisë së gjelbër etj.

Xi Jinping shtoi se tani globalizimi ekonomik po përballon pengesa, vendet e BRICS-it duhet të gjejnë problemet që pengojnë shkëmbimet ekonomiko-tregtare duke paraqitur mënyrat konkrete të zgjidhjes.

Presidenti Xi theksoi në fund të fjalimit se zhvillimi i Kinës është mundësia e botës. Kina nuk ka ndryshuar vendosmërinë për hapjen me botën e jashtme dhe prirjen e zhvillimit të mirë ekonomik. Kina do të hapë më tej tregun, do të zgjerojë importet duke përmirësuar pandërprerë mjedisin tregtar për të krijuar kushte më të mira për zhvillimin e ndërmarrjeve. Nisma "Një brez, një rrugë" ka hyrë në etapën e re të zhvillimit me cilësi të lartë. Ai shprehu shpresën se sipërmarrësit do të marrin pjesë aktivisht në këtë nismë.

Po të mërkurën në mbrëmje, presidenti Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij znj.Peng Liyuan morën pjesë në banketin e organizuar nga presidenti brazilian Jair Bolsonaro në pritje të udhëheqësve që marrin pjesë në Samitin e BRICS-it. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore