Franca përkujton 4-vjetorin e sulmeve terroriste në Paris

2019-11-14 09:37:20 CRI Komenti juaj Printoni

Franca përkujtoi 4-vjetorin e sulmeve terroriste në Paris, ku mbetën të vrarë 130 veta në vitin 2015.

Zv-ministri i Brendshëm Laurent Nunez u shpreh se niveli i kërcënimit është ende më i lartë se parashikimi:

"Niveli i kërcënimit është ende i lartë, kërcënimi ka ndryshuar, nuk është i njëjti, por niveli është ende i lartë, ne duhet të ruajmë vigjilencën."

Zyrtarët francezë vendosën kurora në 6 vendndodhje të sulmeve dhe mbajtën një minutë heshtje, ndërkohë që emrat e viktimave u lexuan me zë të lartë.

Ministri i Brendshëm francez Kristophe Castaner vuri në dukje se që nga viti 2013, janë orvatur 60 sulme terroriste.

Në 4 vitet e kaluara, në Francë kanë humbur jetën mbi 230 njerëz nga sulmet e ekstremistëve islamikë.

Këto sulme organizohen nga Shteti Islamik në Siri dhe disa prej tyre nga ekstremistë të lindur në Francë. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore