Xi: Kina, e gatshme për lulëzimin e përbashkët me Brazilin

2019-11-14 09:39:21 CRI Komenti juaj Printoni

Gjatë takimit të mërkurën me homologun e tij brazilian Jair Bolsonaro në Brazilia, presidenti i Kinës tha se vendi i tij ka besim të plotë në bashkëpunimin dypalësh dhe është i gatshëm të realizojë lulëzimin e përbashkët.

Lideri kinez tha se dy palët kanë interesa të gjera të përbashkëta, si vende me tregjet e reja më të mëdha në hemisferën lindore dhe atë perëndimore.

Xi tha se ndërmarrjet kineze mund të marrin pjesë në ndërtimin e infrastrukturës në Brazil për të përmirësuar ndërlidhshmërinë.

Nga ana e tij, Bolsonaro tha se ekonomia braziliane dhe ajo kineze përplotësojnë njera-tjetrën dhe fushat e bashkëpunimit janë në zgjerim e sipër. Investimet kineze janë të mirëpritura veçanërisht në sektorët e infrastrukturës, të xeherorëve të hekurit dhe të energjisë.

Presidenti kinez ndodhet në Brazil për të marrë pjesë në Samitin e 11-të të BRICS-it. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore