Zv.kryeministrja kineze viziton grupet e ndihmës mjekësore të Kinës në Afrikë

2019-11-13 20:11:47 CRI Komenti juaj Printoni

Zv.kryeministrja kineze Sun Chunlan, që po bën një vizitë në Ganë, u takua në Akra me përfaqësuesit e ekipeve të ndihmës mjekësore të Kinës në 17 vende të Afrikës, si Ganë, Algjeri, Tanzani, Zambia, Republikën e Kongos etj., dhe organizoi një simpozium pune me këta përfaqësues.

Sun Chunlan-i tha se anëtarët e ekipeve të ndihmës mjekësore kanë kapërcyer vështirësi të papërfytyrueshme dhe vazhdojnë të japin kontribut në kontinentin afrikan, duke u vlerësuar lart nga vendet përkatëse dhe bashkësia ndërkombëtare. Ndihma mjekësore në Afrikë është bërë një simbol i shkëlqyer i diplomacisë kineze. Vitin e kaluar, presidenti kinez Xi Jinping deklaroi në Samitin e Pekinit të Forumit të Bashkëpunimit Kino-Afrikan se "Aksioni i shëndetit" do të përfshihet në "Tetë aksionet e mëdha" të ardhme. Z. Xi vuri në dukje po ashtu se do të forcohen e përmirësohen 50 projekte të ndihmës mjekësore në Afrikë.

Sun Chunlan-i theksoi se thellimi i miqësisë kino-afrikane, zbatimi i projekteve të përcaktuara në Forumin e Bashkëpunimit Kino-Afrikan dhe formimi i bashkësisë së fateve të përbashkëta Kinë-Afrikë kanë rëndësi të madhe.

Gjatë vizitës, Sun Chunlan-i u shprehu simpatinë e saj edhe fëmijëve ganezë me sëmundje zemre të ndihmuar nga shërbimet mjekësore falas.

Qysh nga viti 1963, Kina ka dërguar gjithsej 26 mijë punonjës mjekësorë në 71 vende, duke ofruar shërbime mjekësore ndaj 280 milionë pacientëve dhe duke përgatitur 80 mijë mjekë afrikanë. Kina u ka dhënë ndihmë mjekësore falas pacientëve të prekur nga katarakti i syrit në mbi 30 vende. Mbi 51 mjekë kinezë kanë sakrifikuar jetën e tyre në punët e ndihmës mjekësore jashtë vendit. Në vitin 2014, në tre vende të Afrikës Perëndimore shpërtheu epidemia e ebolës. Një personel mjekësor kinez prej rreth 1200 vetash shkuan në këto vende afrikane për luftën kundër epidemisë, duke marrë vlerësime të larta nga bashkësia ndërkombëtare.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore