Hong-Kong, do të pezullohet mësimi të enjten

2019-11-13 17:04:30 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet arsimore të Hong-Kongut kanë vendosur që të pezullojnë mësimin të enjten në kopshte, shkollat fillore e të mesme dhe në institucionet e arsimit të veçantë, teksa vazhdojnë trazirat në qytet.

Në njoftimin e këtij vendimi, autoritetet u kërkuan protestuesve që të ndalojnë menjëherë të gjitha veprimet e dhunshme, në mënyrë që nxënësit e studentët të kthehen të sigurt në shkollë.

Zyra e arsimit e qytetit u bëri thirrje gjithashtu nxënësve e studentëve të shmangin vendet potencialisht të rrezikshme dhe të mos marrin pjesë në veprimtari të paligjshme.

Tensionet janë përshkallëzuar gjatë ditëve të fundit, ndërsa protestuesit u përpoqën të paralizojnë trafikun në Hong-Kong, duke shkatërruar infrastrukturën e transportit dhe duke bllokuar rrugët.

Mrekulli
Lajmet Kryesore