Kina forcon ndëshkimet kundër shkeljes së sigurisë ushqimore

2019-11-13 11:01:28 CRI Komenti juaj Printoni

Kina do të forcojë nivelin e ndëshkimit në rastet e shkeljeve të sigurisë ushqimore.

Sipas rregullores së rishikuar të Ligjit për Sigurinë Ushqimore, do të shtohet një gjobë maksimale sa 10-fishi i të ardhurave vjetore ndaj shkelësit.

Rregullorja e re do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor.

Qeveria kineze do të krijojë ekipe profesionale të inspektimit të sigurisë ushqimore për të përmirësuar mbikëqyrjen.

Përveç këtyre, qeveria do të japë shpërblime për informuesit brenda ndërmarrjeve që publikojnë listën e substancave të paligjshme në ushqim. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore