Sipërmarrësit në Hong-Kong e Makao vlerësojnë ndërtimin e Zonës së Madhe të Gjirit

2019-11-13 10:56:39 CRI Komenti juaj Printoni

Në shkurtin e këtij viti u publikua Plani i Zhvillimit të Zonës së Madhe të Gjirit Guangdong-Hong Kong-Makao. Gjatë 9 muajve të fundit, të gjitha qytetet në këtë zonë nxorrën politika dhe masa përkatëse për të integruar zhvillimin e saj. Në një konferencë mbi Zonën e Madhe të Gjirit Guangdong-Hong Kong-Makao me bashkatdhetarë kinezë, sipërmarrësit nga Hong-Kongu dhe Makao thanë se zhvillimi i Zonës i ka sjellë mundësi të reja zhvillimit të dy rajoneve.

Kryetari i Dhomës së Përgjithshme Kineze të Tregtisë, me seli në Hong Kong, njëherësh kryetar i Shoqatës së Sipërmarrësve të Zonës së Madhe të Gjirit Guangdong-Hong Kong-Makao Jonathan Choi tha se pozicioni i ri i Hong-Kongut tashmë është qendra e re ndërkombëtare e inovacionit teknik dhe Zona e Gjirit mund të ofrojë një hapësirë të madhe për zhvillim. Kjo zonë është një burimi i ri i zhvillimit të Kinës, madje i botës.

Disa ditë më parë, qeveria qendrore e Kinës prezantoi disa masa të reja në dobi të zhvillimit të Hong-Kongut dhe Makaos, që mbulojnë strehimin, arsimin, pagesat me celular dhe njohjet reciproke të certifikatave profesionale, me qëllim që rezultatet e ndërtimit të Zonës të mund të mbulojnë popullin, sidomos të rinjtë.

Drejtori i Shtëpisë së së Rinjve të Hong-Kongut dhe Makaos në distriktin Tianhe të qytetit Guangzhou, Lin Huibin tha se profesionistët mund të zhvillojnë karrierën e tyre në Zonën e Gjirit Guangdong-Hong Kong-Makao, për shembull, në fushën e ndërtimit dhe të mjekësisë. Ata kanë shanse shumë të mira të konkurrojnë dhe të zhvillohen. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore