Shqipëri, paga mesatare bruto në 2018-n mbi 50 mijë lekë

2019-11-12 11:08:26 CRI Komenti juaj Printoni

Në vitin 2018 paga mesatare bruto në Shqipëri shënoi vlerën 50.589 lekë, ose 3,3% më e lartë se në 2017.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, paga mesatare mujore bruto rezulton mbi nivelin mesatar për aktivitetet ekonomike: në sektorin financiar dhe të sigurimit; administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale.

Ligjvënësit, nëpunësit e lartë të administratës shtetërore dhe drejtorët ekzekutivë janë më të paguarit për 2018, referuar publikimit të fundit të Institutit të Statistikave.

Ndërsa aktivitetet ekonomike me pagë nën nivelit mesatar janë tregtia me shumicë dhe me pakicë, riparimi i automjeteve dhe motocikletave, transporti dhe magazinimi, aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor, bujqësia dhe peshkimi. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore