Kryeekzekutivja e Hong-Kongut bën thirrje për ndalimin e dhunës

2019-11-12 20:19:31 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeekzekutivja e Hong-Kongut Carrie Lam ka dënuar protestuesit e dhunshëm dhe u ka kërkuar banorëve, veçanërisht nxënësve e studentëve, të mos përfshihen në veprimtari të dhunshme ose të paligjshme.

Ajo u shpreh se dhuna e vandalizmi i fundit kanë paralizuar Hong-Kongun e se protestuesit përgjegjës për këtë situatë janë "jashtëzakonisht egoistë":

"Ne të gjithë e dimë se disa rrugë hekurudhore janë dëmtuar. Kjo gjendje ka ndikuar mbi një numër të madh qytetarësh që shkojnë në punë ose shkollë. Protestuesit që synojnë të paralizojnë Hong-Kongun, ta pengojnë Hong-Kongun dhe t'ua bëjnë të pamundur njerëzve të shkojnë në punë ose në shkollë, janë jashtëzakonisht egoistë".

Lam shtoi se qeveria e rajonit do të bëjë çmos për të siguruar që zgjedhjet për këshillin e distriktit të mbahen siç është përcaktuar më 24 nëntor.

Të hënën, kryeekzekutivja dha një deklaratë lidhur me atë që ka qenë një nga ditët më të këqija të dhunës që prej shpërthimit të protestave në qytet në qershor.

Atë ditë, një person u plagos nga një punonjës policie, dhe një tjetri iu vu zjarr nga protestuesit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore