"Festa e shitjeve" dëshmon bazën e fortë të ekonomisë kineze

2019-11-12 19:26:26 CRI Komenti juaj Printoni

Sapo përfundoi Ekspozita e 2-të Ndërkombëtare e Importit, më 11 nëntor në Kinë erdhi "festa e shitjeve në internet", e cila shfaqi përsëri forcën e madhe të konsumit të tregut kinez. Në këtë ditë, vëllimi i transaksioneve në platformat e shitjes në internet, "Tmall" dhe "Jingdong", arriti përkatësisht në 268.4 miliardë juanë dhe 204.4 miliardë juanë, duke u shtuar 25.7 % dhe 27.9 % në krahasim me vitin e kaluar. Në sfondin e elementeve të papërcaktuara të jashtme, tregu i konsumit në Kinë ka dëshmuar bazën e fortë dhe potencialin e ekonomisë kineze, si dhe forcën e saj përballuese ndaj rreziqeve.

Në "festën e shitjeve" të këtij viti, shumë platforma të shitjes në internet u kushtuan një vëmendje të madhe potencialeve të tregjeve në qytetet e mesme e të vogla, qyteza dhe fshatra, ku shtresa e konsumatorëve zë afro 70 % të popullsisë së përgjithshme të Kinës. Sipas të dhënave statistikore, gjatë kësaj feste, mbi 60% e porosive për shumë prej produkteve elektronike, kozmetike dhe të mobilerisë kanë qenë nga këto tregje, të cilat po bëhen motorët e rëndësishëm të rritjes ekonomike në Kinë.

Në këtë festë, edhe mallrat globale janë mirëpritur nga konsumatorët kinezë. Produktet cilësore globale lidhur me teknologjinë e zbukurimit, kulturën dhe ushqimet për kafshët shtëpiake, nga ShBA, Britania, Japonia etj., kanë qenë shumë të parapëlqyera për ta. Në këtë festë kompanitë e huaja i kushtojnë vëmendje të madhe konsumit në Kinë dhe shfaqin nëpërmjet veprimeve konkrete se ideja e "shkëputjes prej Kinës" nga vendet e tjera është e pamundur.

Konsumi luan rol themelor për zhvillimin ekonomik. Numri i madh i popullsisë kineze dhe shtresa e madhe e familjeve me të ardhura te mesme në Kinë kanë krijuar një treg gjigant të konsumit global, që garanton zhvillimin e shpejtë dhe cilësor të ekonomisë kineze. Në vitin 2018, konsumi u bë për vitin e 5-të me radhë forca e parë nxitëse për rritjen e ekonomisë së Kinës. Në tre tremujorët e parë të këtij viti, konsumi kontribuoi për 60.5 % të rritjes së ekonomisë kineze. Konsumi i madh në "festën e shitjeve" të këtij viti gjithashtu dëshmoi bazën e fortë të ekonomisë kineze.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore