Presidenti Xi Jinping dhe kryeministri Micotaqis vizitojnë së bashku portin e Pireut

2019-11-12 17:23:40 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan, të shoqëruar nga kryeministri grek Konstantinos Micotaqis dhe bashkëshortja e tij, vizituan portin e Pireut, një projekt me investim nga Grupi i Transportit Detar i Kinës COSCO. Liderët e të dy vendeve e vlerësuan këtë projekt si një arritje të rëndësishme të bashkëpunimit kino-grek në kornizën e nismës "Një brez, një rrugë".

Porti i Pireut, që ndodhet 10 kilometra në jugperëndim të Athinës, është porti më i madh i Greqisë. Në vitin 2016, COSCO-ja fitoi tenderin për projektin e privatizimit të Autoritetit Portual të Pireut, duke u bërë zyrtarisht aksionari më i madh i tij dhe duke krijuar mbi 10 mijë vende pune për banorët vendorë. Pireu është bërë një ndër portet më të mëdha në Mesdhe dhe një ndër terminalet e kontejnerëve me rritjen më të shpejtë globale.

Gjatë vizitës, presidenti kinez Xi Jinping bëri bisedime të sinqerta me përfaqësuesit e punonjësve vendorë dhe i pyeti për punën dhe jetën e tyre. Punonjësit shprehën falënderime për mundësitë e punësimit të ofruara nga COSCO-ja gjatë krizës greke të borxheve.

Presidenti Xi Jinping tha:

"Nisma 'Një brez, një rrugë' e propozuar nga Kina nuk është vetëm një slogan dhe legjendë, por edhe shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit konkret. Nisma kineze 'Një brez, një rrugë' këmbëngul në diskutimin e përbashkët, ndërtimin e përbashkët dhe përfitimet e përbashkëta. Duhet të kemi përfitime të ndërsjella, jo përfitime të vetëm një pale."

Xi Jinping-u u shpreh se porti i Pireut është një shembull i suksesshëm i bashkëpunimit me përfitime të ndërsjella kino-grek. Ai shprehu shpresën se të dy palët do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për zhvillimin e portit në të ardhmen.

Gjatë vizitës, kryeministri i Greqisë Konstantinos Micotaqis u shpreh se kur Greqia u zhyt në krizën e borxheve, Kina i dha ndihmë popullit grek. Ai theksoi se faktet dëshmojnë se projekti i portit të Pireut u solli të dy vendeve përfitime:

"Projekti i portit të Pireut ka sjellë përfitime të ndërsjella dhe ka nxitur fuqimisht ringjalljen ekonomike dhe zhvillimin shoqëror të Greqisë. Ky projekt përputhet me interesat e Greqisë e të popullit grek dhe është përkrahur nga grekët. Greqia e mësoi thellësisht kuptimin e fjalës 'mik' nëpërmjet këtij projekti. Pala greke dëshiron të bëjë përpjekje të përbashkëta me palën kineze për të zhvilluar më tej projektin e portit të Pireut, duke e bërë atë një shembull të suksesshëm të nismës 'Një brez, një rrugë'."(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore