Xi kërkon forcimin e bashkëpunimit kino-grek

2019-11-12 09:12:05 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping u shpreh në takimin me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në Athinë se Kina dhe Greqia duhet të shtojnë tregtinë dhe investimet reciproke.

Presidenti Xi nënvizoi se kompanitë kineze po inkurajohen të investojnë dhe të hapin biznese në Greqi. Sipas tij, dy palët duhet të thellojnë gjithashtu shkëmbimet kulturoro-njerëzore si dhe bëri thirrje për përpjekje të përbashkëta në nxitjen e marrëdhënieve Kinë-BE.

Nga ana e tij, kryeministri grek Mitsotakis u shpreh se vendi i tij shpreson të shërbejë si një portë e Kinës drejt tregut europian.

Të hënën, çifti Mitsotakis shoqëroi presidentin Xi Jinping dhe bashkëshorten e tij zonjën Peng Liyuan për një vizitë në projektin e Pireut, aksioneri kryesor i të cilit është Grupi i Transportit Detar i Kinës "COSCO".

Ai shtoi se Greqia do të luajë një rol aktiv në ndërtimin e përbashkët të nismës "Një brez, një rrugë" dhe do ta shndërrojë Pireun në portin më të madh në Europë, duke forcuar ndërlidhshmërinë euro-aziatike.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore