Boris Johnson bën thirrje për realizimin e Brexit-it

2019-11-12 10:18:49 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri britanik Boris Johnson filloi zyrtarisht fushatën zgjedhore të Partisë Konservatore. Duke u bërë thirrje votuesve që t'i bashkohen për ta realizuar Brexit-in, Johnson tha se Brexit është "shumë afër".

Britania do të shkojë në zgjedhje të parakohshme të përgjithshme më 12 dhjetor.

"Kemi një plan fantastik për këtë vend, do të japim më shumë fonde në fushën e shëndetit, të arsimit, të policisë në West Midlands për të bërë gjëra të ndryshme të mrekullueshme. Por gjithçka do të jetë më e lehtë nëse ju mund të nxitni realizimin e Brexit-it. Unë shpresoj se njerëzit do të kuptojnë se e vetmja mënyrë për të çuar përpara vendin tonë e për të çliruar potencialin e vendit është realizimi i Brexit-it deri në janar ashtu siç munden vetëm Konservatorët," tha Boris.

Johnson i tha këto pas deklaratës nga lideri i Partisë së Brexit-it Nigel Farage.

Farage tha se partia e tij nuk do të garojë për pothuajse gjysmën e vendeve në Parlament për të shmangur ndarjen e votave pro-Brexit.

"Ajo që do bëjmë është përqendrimi i çdo përpjekjeje tonë në të gjitha vendet e mbajtura nga Partia Laburiste, e cila ka thyer plotësisht zotimin e saj në vitin 2017 për respektimin e rezultatit të referendumit. Ne do të luftojmë gjithashtu me partitë e tjera, prandaj nuk luftojmë vetëm për 600 vende," tha Farage.

Gjatë një vizite në Wolverhampton për Ditën e Përkujtimit, kryeministri britanik kritikoi planet e imigrimit të laburistëve.

Ai ritheksoi se e vetmja mënyrë e zbatimit të planeve të imigrimit është realizimi i Brexit-it në janar.

Johnson vlerësoi gjithashtu një marrëveshje arritur me kompaninë kineze Jingye për shpëtimin e çelikut të Britanisë. Kompania kineze do të kursejë 4000 vende pune. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore