Kina dhe Greqia do të ofrojnë urtësi për krijimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit

2019-11-11 20:11:02 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping, që ndodhet në Greqi për vizitë shtetërore, zhvilloi të hënën në Athinë bisedime me presidentin grek Prokopis Pavlopulos. Të dy udhëheqësit arritën konsensus për të konsoliduar besimin politik dhe për të thelluar bashkëpunimin konkret dypalësh, për të nxitur dialogun ndërmjet qytetërimeve dhe për të ofruar urtësinë e vendeve me qytetërim të lashtë për krijimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit.

Xi Jinping-u theksoi se miqësia midis Kinës e Greqisë është jo vetëm bashkëpunim ndërmjet dy vendeve, por edhe dialog ndërmjet dy qytetërimeve. Kina dhe Greqia duhet të krijojnë modelin e miqësisë, besimit e leverdisë së ndërsjellë e përfitimeve të përbashkëta. Ato gjithashtu duhet të krijojnë modelin e nxitjes së bashkëpunimit kino-europian nëpërmet hapjes, të shkëmbimeve mes kulturave e qytetërimeve dhe të bashkërendimit për ruajtjen e multilateralizmit.

Presidenti Prokopis Pavlopulos vuri në dukje se Greqia e kundërshton teorinë e "konfliktit të qytetërimeve". Ai tha se jo vetëm traditat historike e kulturore kineze, por edhe hapja, përparimi dhe zhvillimi i Kinës janë një goditje e fortë ndaj kësaj teorie, si edhe ndaj teorisë tjetër të hegjemonizmit të një fuqie. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore