Dokumentari "Ecim në rrugën e madhe" në greqishte transmetohet në mediat kryesore të Greqisë

2019-11-11 19:12:31 CRI Komenti juaj Printoni

Me rastin e vizitës zyrtare të presidentit kinez Xi Jinping në Greqi, të dielën u transmetua në uebsajtin e Agjencisë së Lajmeve Athens-Macedonian dhe platformën e medies së re të kësaj agjencie filmi dokumentar "Ecim në rrugën e madhe" në gjuhën greke, i prodhuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG). Njëkohësisht, dokumentari u transmetua edhe në platformën e medies sociale në gjuhën greke të CMG-së.

Dokumentari "Ecim në rrugën e madhe", me dokumente historike, tregon ndryshimet e mëdha gjatë 70 vjetëve në Kinë. Versioni origjinal në gjuhën kineze i këtij filmi dokumentar u transmetua në prag të 70-vjetorit të themelimit të Kinës së Re dhe u prit me interes të madh. Tani filmi është përkthyer në 18 gjuhë, si anglisht, japonisht, koreanisht, spanjisht, italisht etj. dhe është transmetuar në mbarë botën. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore