Ekspozita e Importit nxit hapjen dhe zhvillimin e përbashkët

2019-11-11 17:09:04 CRI Komenti juaj Printoni

Të dielën u mbyll në Shangai Ekspozita e 2-të Ndërkombëtare e Importit e Kinës. Gjatë 6 ditëve, mbi 181 vende, rajone e organizata ndërkombëtare dhe mbi 3 800 ndërmarrje morën pjesë në këtë ekspozitë. Më shumë se 500 mijë biznesmenë nga brenda e jashtë vendit negociuan dhe arritën marrëveshje të synuara me një vlerë 71 miliardë e 130 milionë dollarë amerikanë, 23 % më shumë në krahasim me vitin e kaluar.Njëkohësisht, mbi 230 kompani janë regjistruar për të marrë pjesë në ekspozitën e tretë të importit. Të gjitha këto i kanë dhënë ekonomisë globale energji të re dhe janë në favor të bashkëpunimit të hapur global dhe zhvillimit të përbashkët.

Së pari, ekspozita e importit, nëpërmjet shkëmbimeve të mallrave e shërbimeve, ka nxitur globalizmin tregtar dhe rritjen e ekonomisë botërore. Si ekspozita e parë në nivel kombëtar me temën e importit, Ekspozita Ndërkombëtare e Importit është një masë e rëndësishme e hapjes së Kinës ndaj botës. Në kushtet e proteksionizmit e të unilateralizmit dhe të rritjes së presionit të uljes së ekonomisë globale, në këtë edicion të ekspozitës vëllimi i marrëveshjeve të synuara u rrit shumë, e ndërkombëtarizimi, profesionalizmi e përmbajtja e teknologjisë së lartë u shtuan gjithashtu, çka tregon se ekspozita po bëhet nxitëse për rritjen e ekonomisë botërore. Zv.ministri i Jashtëm grek Kostas Fragojanis u shpreh se, megjithëse ekonomia globale përballet me elemente të papërcaktuar, ekspozita e importit e organizuar nga Kina do të sjellë raste të rëndësishme për Greqinë dhe mbarë botën.

Njëkohësisht, nëpërmjet shkëmbimeve të kulturës dhe të ideve, ekspozita e importit krijoi konsensus për kundërshtimin e proteksionizmit dhe përkrahjen e globalizimit ekonomik.

Më e rëndësishmja është që ekspozita paraqiti idenë e "ndarjes së përbashkët" dhe është një provë e krijimit të bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit.

Në të dy edicionet e ekspozitës së importit u ofruan pavijone falas për vendet më të pazhvilluara, u organizuan disa konferenca për shkëmbimet lidhur me vendet më të pazhvilluara dhe iu ofruan shërbime e përkrahje këtyre vendeve. Me epërsinë e produkteve të veçanta, edhe vendet në zhvillim dhe vendet më të pazhvilluara përfituan mundësi tregtare.

"Kina ka një treg të madh, i mirëpresim të gjithë që t'i hedhin një sy." Me ekspozitën e importit jo vetëm shfaqet poteciali i tregut të madh kinez dhe forca e medhe e konsumit në Kinë, por edhe vendosmëria dhe veprimet e Kinës për vazhdimin e hapjes dhe përkrahjen ndaj globalizimit ekonomik dhe tregtisë së lirë. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore