Kinë: Shitjet e "Alibaba"-s në Ditën e Beqarëve, 10 miliardë juanë në 96 sekonda

2019-11-11 15:50:55 CRI Komenti juaj Printoni

Rekorde të reja janë vendosur gjatë festës së blerjeve të Ditës së Beqarëve të këtij viti.

"Alibaba"-s iu deshën vetëm 96 sekonda që të realizonte një vëllim shitjesh të mallrave prej 10 miliardë juanësh pas mesnatës së të hënës, nga 125 sekonda vitin e kaluar.

Vëllimi i transaksioneve arriti në 44 miliardë juanë në 10 minutat e para, dhe 100 miliardë juanë në një orë, tre minuta e 59 sekonda.

Më shumë se 200 000 marka marrin pjesë në blerjet e këtij viti, mbi 22 000 nga të cilat të huaja.

Mrekulli
Lajmet Kryesore