Pireu, një port i bashkëpunimit të suksesshëm Kinë-Greqi

2019-11-11 11:18:05 CRI Komenti juaj Printoni

Porti i Pireut, i cilësuar si porta jugore e Europës, është porti më i madh në Greqi si dhe një nyjë e linjave të transportit detar mes Europës, Afrikës dhe Azisë.

11 vjet më parë, ky port ishte në vështirësi përsa i përket administrimit, pasi vëllimi i trafikut detar shënoi rënie dhe punonjësit e portit bënin shpesh greva, por vitet e fundit me shtimin e investimeve kineze, porti shndërroi humbjet në fitime. Gjithashtu aftësia e transportimit është rritur pandërprerë, duke u bërë porti më i madh i Detit Mesdhe si dhe një shembull i bashkëpunimit me përfitime të ndërsjella ndërmjet Kinës dhe Greqisë.

Në vitin 2008, Grupi i Transportit Detar i Kinës "COSCO" fitoi tenderin për të drejtat e menaxhimit të skelave nr.2 dhe nr.3 të këtij porti.

Në vitin 2016, "COSCO" bleu 67 % të aksioneve të Autoritetit Portual të Pireut, që operon këtë port, duke u bërë aksioneri më i madh. Kjo është hera e parë që një kompani kineze merr në zotërim një port të huaj.

Dëshira e bashkëpunimit të palës kineze është e sinqertë dhe e hapur.

Menaxheri tregtar i filialit të COSCO-s në Greqi, Terminalit të Konteinerëve të Pireut, Tassos Vamvakidis, është i mendimit se prej shumë shekujsh, epërsia natyrore e portit të Pireut ka qenë gjithnjë atje, por nëse nuk ka investime, ky port nuk arrin të të luajë rolin e vet në lidhjen e kontinetit europian me pjesë të tjera. Por shtoi ai, me mbështetjen e COSCO-s kjo gjë u arrit. COSCO solli investime, teknikë dhe pajisje, si ndërmarrje udhëheqëse e industrisë së logjistikës ndërkombëtare. "COSCO" solli gjithashtu edhe miqësinë e popullit kinez, që për Vamvakidis, kjo është një gjë shumë e rëndësishme.

Vetëm në pak vjet, porti i Pireut u bë një nga portet me zhvillimin më të shpejtë në botë. Lidhur me këtë, zv.kryemenaxheri i COSCO-s, Yu Zenggang tha:

"Në vitin 2009 në këtë port mund të hynin vetëm 880 mijë kontenierë, por sivjet ne shpresojmë që kjo shifër të arrijë në 5 milionë e 800 mijë. Porti i pireut është porti më i madh në Detin Mesdhe."

Zhvillimi i portit lidhet ngushtë me jetën e çdo punëtori të portit. 62-vjeçari Vamvakidis është një prej tyre. 11 vjetë më parë, në kohën më të vështirë të menaxhimit të portit, ardhja e ndërmarrjes kineze solli shpresë dhe shans. Ai u dorëhoq nga një korporatë vendëse e logjistikës detare dhe u punësua pranë "COSCO"-s.

"Në kohën kur "COSCO"-ja investoi në portin e Pireut, vendi ynë, Greqia ishte në trazirë, por "COSCO" nuk u tërhoq dhe përsëri vendosi të investojë. Kjo gjë na dha kurajë dhe një farë sigurie për jetën, ne mund të marrim pagë në fund të çdo muaji dhe në kohë. Edhe nëse hasim ndonjë problem madhor me shëndetin, administrata merr përsipër përgjegjësitë. Kjo është arsyeja pse mijëra njerëz dëshirojnë të punojnë në firmën tonë", tha Vamvakidis.

Ashtu si Vamvakidis, edhe mijëra punëtorë të tjerë në Greqi në këtë port janë favorizuar nga ky projekt, pasi deri tani janë hapur mbi 3000 vende direkte pune dhe mbi 10 mijë indirekte, duke sjellë një kontribut të drejtpërdrejtë ekonomik prej 300 milionë eurosh në vit në zonën lokale.

Ndryshimet e mëdha në Pire janë përshëndetur nga komuniteti grek. Në vitin 2018, Greqia u bë vendi i parë europian që nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi mbi bashkëpunimin "Një brez, një rrugë" me Kinën.

Në tetor të këtij viti, qeveria greke miratoi zyrtarisht planin e zhvillimit vijues të paraqitur nga "COSCO" me një investim të përgjithshëm prej rreth 600 milionë euro, duke vijuar përshpejtimin e zhvillimit të Portit të Pireut.

Mrekulli
Lajmet Kryesore