Spanjë, Partia Socialiste në krye të sondazheve për zgjedhjet

2019-11-11 11:20:14 CRI Komenti juaj Printoni

Partia Socialiste Spanjolle (PSOE) e kreut të tanishëm të qeverisë, Pedro Sanchez, kryeson zgjedhjet legjislative të së dielës, por pa arritur dot që të ketë shumicën në parlament, sipas rezultateve të një sondazhi.

Socialistët kanë fituar mbi 27% të votave, ose 114-119 vende në parlament, shifër kjo pak më ulët se zgjedhjet e kaluara me 123 ulëse.

Partia opozitare, Partia Popullore fitoi 20% të votave, duke siguruar 86-90 vende.

Partia e djathtë Vox pritet të sigurojë 56-59 vende nga 24 vende që kishte më parë. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore