Hong-Kong, policia dënon vandalët

2019-11-11 10:55:31 CRI Komenti juaj Printoni

Më 11 nëntor, policia hongkongase dënoi ashpër një kontingjent të madh dhunuesish, të cilët shkatërruan në mënyrë të organizuar objektet publike dhe dyqane, duke sulmuar forcat e sigurisë dhe duke bllokuar rrugët.

Deri në orën 11:30 të natës, policia arrestoi 88 persona, nën akuzën miting i paligjshëm, posedim armësh agresive dhe shkatërrim kriminal.

Policia bëri të ditur se prej orës 14:00 të 10 nëntorit, protestuesit e dhunshëm u mblodhën në Kowloon Tong, Tsuen Wan, Sha Tin, Tuen Mun,Tseung Kwan O, Tai Po, Mong Kok, dhe nisën shkatërrimin e dyqaneve dhe të objekteve publike, duke cënuar rëndë rendin publik. Dhunuesit shkatërruan pajisjet në stacionin Sha Tin dhe thyen disa dyqane në Kowloon Tong Festival Walk. Forcat e sigurisë nxorrën policë civilë për të frenuar krime të mëtejshme. Gjatë këtij procesi, disa dhunues madje sulmuan policët dhe tentuan të shpëtonin të arrestuarit. Gjatë natës, protestuesit dogjën sende dhe ngritën postblloqe në Tuen Mun, Mong Kok dhe Tsuen Wan. Policia përdori forcë minimale, duke rivendosur rendin shoqëror. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore