Presidenti kinez mbërrin në Greqi për vizitë shtetërore

2019-11-11 09:49:39 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping mbërriti në Greqi për një vizitë zyrtare treditore. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Peng Liyuan, kreu kinez u prit në aeroport nga zyrtarë të lartë grekë.

Presidenti Xi tha se Kina dhe Greqia kanë një histori të gjatë, kultura të lavdishme dhe kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në përparimin e qytetërimit të njerëzimit.

Ai shtoi se dy vendet kanë punuar së bashku për të promovuar dialogun midis civilizimeve të ndryshme. Xi theksoi se dy palët kanë mbajtur një nivel të lartë të zhvillimit të marrëdhënieve të tyre përmes shkëmbimeve të shpeshta të nivelit të lartë, thellimit të vazhdueshëm të besimit të ndërsjellë politik dhe të bashkëpunimit.

Duke theksuar se Kina dhe Greqia janë në faza kritike të zhvillimit të tyre përkatës, presidenti kinez tha se është në interesin themelor të të dy vendeve dhe popujvepër të thelluar marrëdhëniet dypalëshe dhe për të zgjeruar bashkëpunimin konkret.

Presidenti Xi do të zhvillojë bisedime me homologun e tij grek Prokopis Pavlopoulos dhe kryeministrin Kyriakos Mitsotakis. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore