CIIE 2019 përfundon me mbi 71 mld USD marrëveshje

2019-11-11 09:26:13 CRI Komenti juaj Printoni

Ekspozita e dytë Ndërkombëtare e Importit e Kinës përfundoi në Shangai, gjatë së cilës u nënshkruan mbi 71 miliardë dollarë marrëveshje. Kjo shifër është 23% më e lartë krahasuar me një vit më parë.

Ngjarja njëjavore tërhoqi mbi 180 vende, rajone dhe organizata ndërkombëtare, si dhe 500 mijë blerës vendas dhe të huaj.

Organizatorët thanë se për pjesëmarrjen në edicionin e tretë CIIE janë regjistruar mbi 200 ndërmarrje, disa prej të cilave pjesë e "Fortune 500" apo 500 kompanive më të rëndësishme të botës. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore