Greqi: Transmetohet dokumentari "Citimet e veprave klasike nga Xi Jinping" në gjuhën greke

2019-11-10 11:14:11 CRI Komenti juaj Printoni

Me rastin e vizitës së presidentit kinez Xi Jinping  në Greqi, dokumentari "Citimet e veprave klasike nga Xi Jinping." në gjuhën greke, i prodhuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG), filloi të transmetohet të dielën në uebsajtin e televizionit "Skai" pranë Grupit "Skai", grupi mediatik që ka forcën më të madhe ndikuese në Greqi. Edhe uebsajti i CMG-së në gjuhën greke dhe platforma e mediave shoqërore filluan ta transmetojnë këtë dokumentar.


"Citimet e veprave klasike nga Xi Jinping" përbën një përzgjedhje të disa citimeve nga veprat e lashta klasike kineze prej presidentit X. J. në fjalimet, artikujt dhe bisedat e tij, të cilat shfaqin konceptin e qeverisjes së kreut kinez të shtetit. Greqia është vend pjesëmarrës në nismën "Një brez, një rrugë" të propozuar nga presidenti Xi Jinping. Ekspertët u shprehën se me dokumentarin "Citimet e veprave klasike nga Xi Jinping" në gjuhën greke, populli grek do të njohë arsyen përse Kina i nxit vendet e ndryshme të marrin pjesë në nismën "Një brez, një rrugë" dhe të arrijnë leverdinë reciproke e përfitimet e përbashkëta.

 Drejtori i informacionit i televizionit "Skai" Yiannis Adamidis tha se edhe grekët i përdorin citimet e filozofëve të lashtë grekë. Grupi "Skai" e transmeton këtë dokumentar për t'u treguar Kinën e vërtetë shikuesve grekë. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore