Ambasadori kinez Zhou Ding merr pjesë në ceremoninë e hapjes së seminareve kino-shqiptare

2019-11-09 11:50:24 CRI Komenti juaj Printoni

 

Ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding mori pjesë të enjten në ceremoninë e hapjes së seminarit për modernizimin e administratës publike me sistemin e menaxhimit të performances dhe të seminarit të drejtuesve të fshatrave në kuadër të programit "100 Fshatrat." Në këtë ceremoni ishin të pranishëm gjithashtu ministrja e Kulturës e Shqipërisë Elva Margariti, drejtoresha e Njësisë për Planifikimin dhe Zhvillimin Strategjik pranë Kryeministrisë Oriana Arapi, atasheu tregtar i ambasadës kineze Lian Gang etj.

Ambasadori Zhou tha se 40 vitet e procesit të reformës, të hapjes dhe të zhvillimit ekonomik e shoqëror në Kinë tregojnë se faktori kyç i zhvillimit është njeriu dhe Kina ka grumbulluar mjaft përvojë në administrimin publik dhe zbutjen e varfërisë, të cilën dëshiron ta ndajë me palën shqiptare. Shqipëria ka potencial zhvillimi dhe po ecën në rrugën e nxitjes së reformave dhe të realizimit të lulëzimit të vendit. Përfaqësuesi i diplomacisë kineze në Shqipëri shprehu besimin se këto seminare do të jenë një model i bashkëpunimit dypalësh në fushën e burimeve njerëzore dhe do të luajnë rol të rëndësishëm për ngritjen e nivelit të administrimit publik dhe nxitjen e zhvillimit të bujqësisë dhe të fshatrave të Shqipërisë. Ai po ashtu shfaqi shpresën se pjesëmarrësit në këto seminare do të përfitojnë shumë prej tyre, duke forcuar më shumë miqësinë kino-shqiptare.

Ministrja shqiptare e Kulturës Elva Margariti vuri në dukje nga ana e saj se programi "100 Fshatrat" është një projekt kombëtar për zhvillimin e fshatrave, të bujqësisë, të turizmit, të kulturës dhe të shoqërisë. Pas fillimit të këtij programi, ambasada e Kinës ka dhënë përkrahje të vazhdueshme e të fortë. Kina është një vend me qytetërim të lashtë dhe një vend i madh bujqësor, dhe ka përvojë në fushat e zhvillimit të ekonomisë rurale, të nxitjes së entuziazmit të popullit për zhvillimin, të mbrojtjes së traditave historike e kulturore të fshatrave, prej së cilës Shqipëria mund të mësojë, vuri në dukje kreu i dikasterit shqiptar të Kulturës. Znj. Margariti shprehu shpresën që pjesëmarrësit do ta shfrytëzojnë këtë mundësi të studimit në Kinë për të nxitur zhvillimin e programit "100 Fshatrat".

Drejtoresha e Njësisë për Planifikimin dhe Zhvillimin Strategjik pranë Kryeministrisë Oriana Arapi theksoi nga ana e saj se qeveria e Shqipërisë dhe ambasada e Kinës kanë pasur bashkëpunim të thellë dhe kanë organizuar dy herë me sukses seminaret dypalëshe. Pjesëmarrësit nga pushteti qendror dhe ai vendor i Shqipërisë kanë shkuar në Kinë dhe kanë marrë përvojën e zhvillimit të Kinës në fusha të ndryshme, duke thelluar njohjen dhe miqësinë mes popujve të të dy vendeve. Znj. Arapi shprehu shpresën se seminaret e kësaj here do të arrijnë suksese më të mëdha.

Drejtori i seminareve të vitit të kaluar dhe drejtori i seminareve të këtij viti diskutuan lidhur me përvojat dhe pritshmëritë e tyre mbi këto seminare. Pastaj, drejtori i palës kineze të Institutit "Konfuci" në Tiranë u foli pjesëmarrësve lidhur me kulturën e zakonet kineze. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore