Kina nxjerr udhëzimin për përmirësimin e mjedisit të biznesit për investitorët e huaj

2019-11-08 11:23:06 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka publikuar udhëzuesin për përdorimin më të mirë të investimeve të huaja, që ka në fokus mbrojtjen e trajtimit të sipërmarrjeve me financim nga jashtë.

Udhëzuesi parashtron 20 politika në katër aspekte për të krijuar një mjedis biznesi më "të drejtë, transparent dhe të parashikueshëm" për investitorët e huaj.

Kina do të vazhdojë të zvogëlojë listat negative për hyrjen e investimeve të huaja në të dy zonat pilot të tregtisë së lirë dhe në pjesën tjetër të vendit, do të përshpejtojë hapjen e sektorit financiar dhe do të optimizojë politikat e investimeve të huaja për industrinë e automjeteve.

Gjithashtu, do të bëhen më shumë përpjekje për të përmirësuar aftësinë e zonave të zhvillimit ekonomik dhe teknologjik në nivel shtetëror për tërheqjen e investimeve të huaja cilësore dhe do t'i jepet përparësi krijimit të një numri të ashtuquajturash zona të gjithanshme doganore në rajonet qendrore dhe perëndimore të vendit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore