Rreth 750 kompani të BE-së marrin pjesë në Ekspozitën e 2-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës

2019-11-08 11:13:18 CRI Komenti juaj Printoni

Në Shangai po zhvillohet Ekspozita e 2-të Ndërkombëtare e Importit e Kinës. Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës Gao Feng tha të enjten se ekspozita e importit, si një produkt publik ndërkombëtar për zhvillimin e tregtisë globale, u ofron ekspozuesve dhe blerësve të vendeve të ndryshme një platformë për transaksione tregtare:

"Në edicionin e parë të ekspozitës, kompania gjermane 'Jungheinrich' dhe kompania kineze 'Geely' nënshkruan një kontratë prej dhjetë milionë juanësh për 300 makina, e cila është zbatuar. Në këtë edicion, 750 sipërmarrje nga BE-ja marrin pjesë në ekspozitë, duke zënë aty një sipërfaqe mbi 100 mijë metra katrorë, me një rritje 25 për qind krahasuar me edicionin e vjetshëm. Sipërfaqja mesatare e çdo kompanie ka arritur në 140 metra katrorë. Kjo tregon se po rriten cilësitë dhe aftësitë e ndërmarrjeve të BE-së në këtë ekspozitë dhe se kjo ekspozitë u sjell ndërmarrjeve të BE-së përfitime të prekshme."

Zëdhënësi bëri të ditur se deri tani rreth 40 ndërmarrje të BE-së janë regjistruar për të marrë pjesë në edicionin e tretë të Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit e Kinës, duke zënë një sipërfaqe mbi 24 mijë metra katrorë.(Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore